Makina përplas 4-vjeçarin në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një 4-vjeçar ka mbetur i plagosur në Sarandë pasi është përplasur nga një automjet tip ‘Jeep’.

Mësohet se i mituri, banues në Gjermani është dërguar me urgjencë në spital ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në rajonin e policisë.

Në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë  të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor  ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit