Inaugurohet hekurudha e drejtpërdrejtë që lidh Romën me parkun arkeologjik të Pompeit

Turistët e shumtë që vizitojnë Italinë, në këtë sezon të ri 2023 do të mund të kenë një shërbim më shumë për të vizituar në kohë rekord e sa më komod nga Roma, një nga parqet arkeologjike më të rëndësishme të Italisë, Pompei, pasuri e Unekos.

Është udhëtimi i parë hekurudhor i drejtpërdrejtë që lidh kryeqytetin italian Romë me parkun arkeologjik Pompei në afërsi të Napolit.

U inaugurua sot në praninë e kryeministres italiane Giorgia meloni e Ministrit të Kulturës Gennaro Sangiuliano.

Të dielën e tretë të çdo muaji, një tren i shpejtësisë së lartë i Sistemit Hekurudhor shtetëror TrenItalia, do të lidh Romën me Pompei vajtje- ardhje, për 1 orë e 47 minuta kohë.

Prej sot turistë të shumtë që deri më tani për të udhëtuar drejt Pompei do u duhej të ndalonin në Napoli e më pas të merrnin shërbimin urban apo mjete të tjera të transportit, do ta mund ta bëjnë me një tren enkas komod e i shpejtë.

Në praninë e Kryeministres Meloni u inaugurua ky shërbim i ri hekurudhor gjatë të cilit turistët mund të njihen me historinë e qytetit antik në monitorët elektronikë pozicionuar në vagonë.

Pompei  më vitin 70.p.e.s u përmbyt nga shpërthimi i vullkanit të Vezuvit. Zbulimi i tij nisi më 1798 e më 1997 hyri në listën e pasurive të Uneskos.

Pompei është parku arkeologjik e historik i dyti më i vizituar nga turistët në Itali, pas Koloseut e Parkut të Foro Romano.

"Kjo iniciativë e kjo qeveri do të tregoi se si Italia kujdeset për pasurinë kombëtare. Turizmi e kultura janë padyshim benzina më prodhuese e do mund ta vëmë në dispozicion në mënyrë sa më të thjeshtë e komode për turistët", u shpreh gjatë inaugurimit Kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

"Nuk do ndalemi këtu, financime e projekte të mëdha do të vinë për të vlerësuar këtë park të rëndësishëm arkeologjik", tha ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano, si dhe parqe e zona turistike të shumta italiane.