Rikthehen bisedimet e paqes në Sudan, negociatat në Arabinë Saudite
Katër muaj pas nisjes së luftimeve të përgjakshme mes dy grupimeve të armatosura në Sudan janë rikthyer bisedimet për paqen.
Negociatat do të zhvillohen në Arabinë Saudite mes grupimit të Mbështetjes së Shpejtë, dhe atij të forcave ushtarake.
Negociatat me ndërmjetësimin e amerikanëve ishin parashikuar për tu zhvilluar në muajin qershor, por që u anuluan për shkak të shkeljes së premtimit për armëpushim përmes veprimeve nga të dy palët.
Sipas ndërmjetësve amerikanë dy forcat kanë hezituar për të punuar drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.
Ekspertët besojnë se Burhan dhe Daglo kanë zgjedhur një luftë shkatërruese, duke shpresuar të nxjerrin lëshime më të mëdha në tryezën e negociatave më vonë.
Lufta për pushtet mes shefit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe ish zëvendësit të tij, komandantit të RSF-së, Mohamed Hamdan Daglo ka nisur që më 15 prill të këtij viti.
Nga luftimet kanë humbur jetën të paktën 3 mijë persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe janë zhvendosur më shumë se tre milionë të tjerë.
OKB-ja ka deklaruar se shumica e spitaleve në zonat e luftimit janë jashtë shërbimit.
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka nisur një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës, duke përfshirë dhunën seksuale dhe vrasjen e civilëve për përkatësinë e tyre etnike.
Donatorët premtuan 1.5 miliardë dollarë ndihma për Sudanin, në një konferencë të mbajtur në Gjenevë në qershor