Scholz: Një marrëdhënie e mirë Mitsotakis-Erdogan plotësisht e mundshme
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë potencialin për të bërë të realizueshme një marrëdhënie më të mirë midis dy vendeve, vuri në dukje kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për shtyp.
Lideri gjerman i bëri këto komente në lidhje me takimet e tij të veçanta me Mitsotakis dhe Erdogan në kuadër të samitit të liderëve të NATO-s në Vilnius, Lituani, në fillim të javës.
“Është shumë e rëndësishme për ne të kontribuojmë në mënyrë që marrëdhëniet e Turqisë si me Gjermaninë ashtu edhe me BE-në të zhvillohen mirë”, nënvizoi ai.
”E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet e Gjermanisë me Greqinë. Të dyja vendet janë anëtare të BE-së dhe ne të dy ndajmë perspektiva dhe pikëpamje të përbashkëta, dhe kjo është arsyeja pse të gjitha bisedimet e mia me kryeministrin grek janë gjithmonë miqësore ndër vite, një fakt që besoj se është shumë i rëndësishëm”, theksoi kancelari.
Scholz shtoi se qeveria e tij ndihet e përkushtuar për të siguruar që marrëdhëniet e palëve të përfshira në Egje’ të jenë të mira.
