Shembet pallati 3 katësh në Napoli, disa të bllokuar nën gërmadha, 5 të plagosur

Një pallat trekatësh është shembur në qytezën Torre del Greco në provincën e Napolit në Itali.

Pallati ishte i banuar e i pozicionuar në qendër të komunës. 

Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave në paraditen e sotme e ende nuk dihen shkaqe e kësaj tragjedie.

Skuadrat e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar banorët e pallatit të mbetur nën të.

Deri më tani janë nxjerrë 5 të plagosur, asnjë viktimë. Mes tyre një fëmijë (vajzë). Konfirmimi zyrtar nga skuadrat e shpëtimit.

Dyshohet se nën gërmadha ka dhe fëmijë e mund të ketë dhe viktima.