Shembet ndërtesa 3-katëshe, dyshohet për viktima

Një ndërtesë trekatëshe u shemb në Torre del Greco, në provincën e Napolit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ekipe zjarrfikëse ndërsa një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat. Ekipet Usar, specialistët e kërkim-shpëtimit mes rrënojave janë aktivizuar gjithashtu. Nuk dihen ende shkaqet.

Shembja ndodhi në Corso Umberto 61, në zemër të Torre del Greco. Objekti ishte i banuar, për këtë arsye shpëtimtarët frikësohen se mund të ketë viktima. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.