Çfarë po ndodh në Meksikë? Vritet një tjetër gazetar, rasti i dytë brenda javës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2023, 09:50
Në Meksikë, gazetari Nelson Matus u qëllua dhe u vra në parkingun e një dyqani në qytetin turistik jugor të Acapulco.
Kjo është bërë e ditur nga autoritetet rajonale. Kjo është vrasja e dytë e një gazetari në vend brenda një jave.
Prokurorët thanë se kishin hapur një hetim për vrasje pas të shtënave ndaj Matus, i cili erdhi disa ditë pasi trupi i kolegut Luis Martin Sanchez u gjet “me shenja dhune” pasi ishte raportuar i zhdukur.