Më punëtorët kuksianët e gjirokastritët, Instat: Lezha dhe Dibra me më shumë të papunë në vend

Rreth 300 mijë të punësuar në Shqipëri marrin pagën minimale zyrtare. Sipas të dhënave zyrtare në total në vend janë rreth 1 milionë e 300 mijë të punësuar, ku Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet ku thuajse e gjithë popullata mbi 15 vjeç është angazhuar në punë

Gjirokastra dhe Elbasani janë dy qarqet me shkallën më të lartë të punësimit me 65 dhe 62 përqind të popullsisë. Sipas Instat Lezha dhe Dibra kanë numrin më të ulët të të angazhuarve në punë.

Por rekordin në këto të dhëna e mban Kukësi ku vetëm 4 për qind të banorëve nuk janë angazhuar në punë, e pas tij vjen Gjirokastra me 4.7 për qind. 

Shkalla e lartë e varfërisë pasqyrohet edhe tek të dhënat zyrtare. Deri në fund të vitit 2021, 27 për qind e të punësuarve në Shqipëri kanë marrë pagë minimale që në atë periudhë ishte 30 mijë lekë ndërsa saktësohet se paga mesatare vlerësohej në 61 mijë lekë.

Me këtë shifër duket se pagat e larta janë përqendruar në një numër të ulët personash. Në vend janë 1 milionë e gjysmë shqiptarë forcë punë dhe 53.7 për qind e tyre janë meshkuj. Prej tyre janë 160 mijë të papunë

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet re se femrat kanë 1,5 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Në këtë kategori janë angazhuar 28 % e femrave 16 janë meshkuj.