“Më kishte kërcënuar për jetën”, lihet në burg shqiptari që vrau Shpëtim Bajramin në Selanik, zbardhen momentet e fundit para krimit

Lihet në burg 45-vjeçari shqiptar që vrau me armë zjarri bashkëkombasin e tij në Selanik.

“Më kishte kërcënuar për jetën”, lihet
Ne foto: Viktima, Shpëtim Bajrami

Shpëtim Bajrami, 51 vjeç, u qëllua me armë nga 45-vjeçari pas një konflikti në një karburant, teksa autori u dorëzua ditën e djeshme në polici pas arratisë. Sot ai ka dalë në gjykatë për masën e sigurisë.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari me origjinë nga Shqipëria pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak më parë. Madje, një përleshje çoi në incidentin e përgjakshëm dhe sulmin me të shtëna.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha ai.

Autori, i cili u dorëzua pasditen e së premtes, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e kishte lënë makinën që po drejtonte mesditën e së enjtes dhe ku kishte lënë armën e krimit.

Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi që ka marrë nga viktima me send jashtë karburantit dhe për këtë është urdhëruar ekspertiza.

“Më kishte kërcënuar për jetën”, lihet

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.
Sapo 50-vjeçari ka ndaluar makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me automjetin e zi që drejtonte dhe është ndalur djathtas, pranë tij, pa dalë jashtë. Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij.

Në videom tronditëse të regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas i dyti e qëllon nga brenda makinës dhe e plagos për vdekje.

Viktima, sipas informacioneve, ka marrë të paktën tre plumba në shpatull dhe gjoks dhe pak më vonë ka dhënë frymën e fundit.