Tiranë, 22-vjeçari bie nga pallati në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2023, 18:03

Një 22-vjeçar mbeti i plagosur këtë të enjte në Tiranë, pasi ra nga pallati.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut.
I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës.
