Rama e Berisha "mbrojnë" Kurtin: Nuk janë zgjidhja mes kundërshtive të opozitës dhe qeverisë
Konflikti fizik në kuvendin e Kosovës është dënuar nga të dy palët politike në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Twitter momentin e përleshjes, duke e konsideruar njollosje dhe dëmtim të Kosovës.
“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shpret Rama.
Edhe Sali Berisha në reagimin për mediat e ka cilësuar të papranueshëm.
"Shpreh keqardhjen time të thellë për sulmet fizike, ato nuk duhet të ndodhin kurrsesi në Pralament. Nuk janë zgjidhja mes kundërshtive të opozitës dhe qeveris ënë Parlament," tha ai.
Sherri në parlamentin e Kosovës u zhvillua pikërisht një ditë pasi qeveria miratoi planin me katër pika për tërheqjen e policisë nga institucionet në katër komunat në veri dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.
"Keqardhje e thelle per ato pamje nga Kuvendi i Kosoves!
Krejt ne kundershtim me interesat e atij vendi ajo cfare ndodhi.
Ngjarje kjo, qe i sherben vetem atyre, qe kerkojne te godasin fuqine “shtet formuese” te Kosoves.
Te zbehin sovranitetin e saj, te cvleresojne koshiencen e emancipimin e atij populli.
Pergjegjeshmerine politike e qytetare se saj.
Te pa pajtueshme cfaqje te tilla me imazhin e aspiratat europiane te Kosoves.
Vecanerisht ne keto momente te komplikuara per ate vend.
Momente, qe kerkojne me shume se kurre qetesi e mendim te qarte, dialog…
Por dhe debat te emancipuar vecanerisht ne ate Kuvend.
Qe kerkojne gjithashtu politika e qendrime shume te kujdeseshme nga Tirana.
Larg interferencave percarese, apo paternalizmave qe zbehin sovranitetin e atij vendi.
Larg aventurave politike diskriminuese per Kosoven, shtremberuese per faktet historike apo te tashme.
Larg “shpelarjes” se Serbise nga “mekatet” e saj.
Qe se paku shtojne konfuzionin aty dhe ndihmojne ne thellimin e ndasive," u shpreh deputeti Tritan Shehu.
