U konfliktua me të atin, 36-vjeçari me probleme i vuri zjarrin makinës së tij në parkingun e pallatit

Në Unazë të Re në Tiranë ka rënë zjarr në parkingun e një pallati dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 36-vjeçari, E. L., me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me të atin me iniciale S. L., i ka vënë zjarrin automjetit të tij.

36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar i ati, i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.

U konfliktua me të atin, 36-vjeçari me probleme i vuri zjarrin