Detaje nga mbledhja, Bardhi avokatëve të Ahmetajt: Pse jeni kundër hetimit dhe kontrollit të pasurisë deri në 2004?
Teksa në kryesinë e Kuvendit po zhvillohej mbledhja e Këshillit të Mandateve për kërkesën e arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Gazmend Bardhi i ka drejtuar disa pyetje avokatëve të Ahmetaj.
Bardhi avokatëve të Ahmetajt: Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për me shumë kohë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi.
Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kunder kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes se hetimit që nga 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka gënnjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?
