Parashikimi i motit 12 korrik 2023, temperaturat shkojnë deri në 39 gradë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 08:24
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

