Butrinti "ndriçohet" me art: Muzika dhe poezitë e Timo Fllokos "ngjallin' amfiteatrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2023, 09:39
Kanë shkëlqyer mbrëmjen e së shtunës yjet në Butrint. Poezitë e Timo Fllokos e shndërruan amfiteatrin historik në një natë që nuk i ngjan asnjë tjetre.
Sopranoja e përmasave botërore Nino Macaize dhe zëri i pakrahasueshëm i tenorit Saimir Pirgu iu bashkuan interpretimit të aktorëve dhe këngëve me poezitë e Fllokos që ndër dekada i këndojmë të gjithë.
Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Nik Xhelilaj dhe Kristjan Koroveshi, studentë të Prof. Fllokos ishin aty bashkë me emrat më të njohur të muzikës shqiptare: Redon Makashi, Pirro Çako, Ledina Çelo, Marsela Çibukaj, Arilena Ara, Rovena Dilo dhe Soni Malaj.