52 vite më parë Jim Morrison iku përgjithmonë

“Një ditë edhe lufta do të përkulet para tingullit të kitarës”, tha dikur Jim Morrison, i cili vdiq pikërisht 52 vite më parë, më 3 korrik 1971, sipas Adnkronos.

Profeti i lirisë dhe poeti i mallkuar, lideri i rock-ut psikodelik i “The Doors”, kaloi në zhanre të shumta muzikore, nga blues në acid rock, nga hard rock në rock and roll për të arritur më pas te poezia.

Një jetë me suksese dhe rënie, të diktuar nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, që do ta çonte atë në vdekjen e tij të parakohshme më 3 korrik 1971, në Paris.

Vdekja e Jim Morrison shkaktoi shumë zhurmë në rradhët e artistëve dhe adhuruesve.

Për ”The Doors” ishte mbarimi i një epoke dhe fillimi i një tjetre, asaj të prodhimit të numrit më të madh të albumeve dhe të një fame të jashtëzakonshme.

Gjatë viteve të fundit të jetës, Jim kishte regjistruar një numër të konsiderueshëm të poezive të tij në studion ku grupi regjistronte këngët ose në vende të tjera alternative.

Pjesëtarët e grupit i përdorën ato për të regjistruar albumin ”An American Prayer: Jim Morrison”, me pjesë muzikore nga ”The Doors” dhe zërin e Jim Morrison.

Pas vdekjes së tij, e gjithë pasuria e tij i kaloi Pamela Courson, sipas një testamenti që Jim Morrison kishte hartuar në vitin 1969.

Në këtë testament, megjithëse e deklaronte veten të pamartuar, ai ia linte të gjithë pasurinë shoqërueses së tij të gjithë jetës.

Pas vdekjes së Courson, në 1974, nga një mbidozë heroine, pasuria e Jim Morrison i kaloi prindërve të saj, pavarësisht procesit gjyqësor që zhvilluan prindërit e Morrison kundër tyre.

Familja Courson ka në zotërim të gjitha materialet e Morrison si, poezitë, materialet filmike, dhe regjistrimet.