"Dyert e hapura të Mallakastrës" Syrja Xhelo bën bashkë studiues, besimtarë e historianë
Libri “Dyert e hapura të Mallakastrës” nga autori Syrja Xhelo, ka bërë bashkë studiues, historianë dhe besimtarë që diskutuan për historinë e bektashizmit.
Në fjalën e tij, Kryegjyshi Boteror Haxhi Dedë Edmond Brahimaj komentoi se historitë e pasqyruara në libër shfaqin një mozaik të mrekullueshëm sa fetar aq edhe njerëzor.
"I pari mendim që m’u shfaq vetëtimthi pasi mbarova së lexuari këto faqe, ishte ai i vëllazërisë mallakastriote brenda universit madhështor të tarikatit bektashian. Ngjarje dhe data, myhib dhe dashamirës, njerëz të zakonshëm, por dhe në piramindën e pushtetit, me të papriturat befasuese, me urtësitë, por dhe meritë jo rrallë të verbëra, vërtiten rreth teqesë së drizarit, rreth jetës së Dede Ahmet Myhtarit dhe Dervish Reshat Bardhit, duke na ofruar një mozaik të mrekullueshëm sa fetar aq edhe njerëzorë," tha ai.

Në librin “dyert e hapura të Mallakastrës” trajtohet historia e Kryegjyshëve Dede Ahmet Myftari dhe Dede Reshat Bardhi, që përjetuan persekutimin komunist, në Teqenë e Drizarit në Mallakastër ne vitet 1958- 1967.
Publicisti Besnik Mustafaj pohoi se libra tē tillë duhet të prezantohen jo vetëm në mjediset e besimit bektashian, por edhe më gjerë.
Autori Syrja Xhelaj theksoi se ky libër nuk ështē një botim shterues, por tregon që dyert e Shqipërisë janë të hapura për klerikët bektashian.