Humbje për Albanologjinë, in memoriam për Pierre Cabanes, mikun e arkeologjisë shqiptare
Albanologu Pierre Cabanes, i ndarë nga jeta pak javë më parë në moshën 93 vjeçare u përkujtua në Akademinë e Shkencave.
Një humbje e pazëvendësueshme për Albanologjinë, vlerësohet nga akademikët
ndarja nga jeta në moshën 93 vjeçare e Profesorit francez Pierre Cabanes.
Ai ishte historian i Antikitetit dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke, me kontribute të veçanta në Albanologji.
Jeta e tij e pasur shkencore ka qenë e lidhur ngushtësisht me territorin e Ilirisë së Jugut dhe të Epirit dhe personaliteti i tij shkencor dhe human ka zënë vend denjësisht krahas themeluesve të arkeologjisë shqiptare
Profesor Neritan Ceka zbuloi takimin e fundit me Cabanes qytetin antik të Apolonisë.
Profesor Pierre Cabanes, ishte Anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
