Ngjitet në skenën e teatrit Metropol shfaqja “Të parët dhe të fundit”

“Të parët dhe të fundit” është ngjitur në skenën e teatrit Metropol.

Shfaqja është mirepritur dhe duartrokitur nga publiku i cili e ka ndjekur për rreth 40 minuta.

Me aktorët Juli Emiri, Marius Dhrami dhe Xhino Musollari, “Të parët dhe të fundit” bazohet në tregimin e shkurtër të autorit John Glasëorthy të vitit 1917 me të njëjtin titull.

Jeta dhe mbiemri i avokatit të këshillit mbretëror, Keith Darrant që luhet nga aktori Marius Dhrami respektohet e admirohet në gjithë Londrën.

Megjithatë bota e tij vihet në rrezik kur vëllai i tij më i vogël Larry që në këtë rast luhet nga aktori Xhino Musollari, së bashku me dashurën e tij Ëanda shpërthejnë me lajme tronditëse për Keith dhe për vetë ata. Personazhi Ëanda luhet nga aktorja Juli Emiri.

Kjo shfaqje u realizua nga produksioni i Fondit të teatrit për të rinj 2023, i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, teatri kombëtar Eksperimental dhe teatri Metropol

Shfaqja  premierë u realizua mbrëjen e së mërkurës, por për adhuresit e teaatrit do të kenë mundës ta ndjekin çdo mbrëmje në orën 19 në skenën  e teatrit Metropol deri më 2 korrik.