Operacioni me dronë MQ9, SHBA ekzekuton drejtuesin e IS në Sirinë Lindore
Shtetet e bashkuara të Amerikës bënë me dije ekzekutimin e drejtuesit të ashtuquajturit Shteti Islamik në Sirinë Lindore. Operacioni u krye me dronë të premten.
Lideri i të ashtuquajturit Shteti Islamik në Sirinë qendrore u ekzekutua me anë të një sulmi ajror bëri të ditur komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
CENTCOM përmes një deklarate tha se terroristin Usamah al-Muhajir u eliminua të premten 7 Korrik në një operacion ku u përdorën dronët MQ9 që më herët atë ditë ishin bllokuar nga avionët ruse
“Ne e kemi bërë të qartë se mbetemi të përkushtuar ndaj eliminimit të ISIS në të gjithë rajonin”, tha Gjenerali Michael "Erik" Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “ISIS mbetet kërcënim, jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë” thuhet më tej në deklaratë.
Uashingtoni vitin e fundit ka rritur bastisjet dhe operacionet kundër operativëve të dyshuar të ISIS-it në Siri, duke vrarë dhe arrestuar disa nga liderët e saj që ishin strehuar në zonat nën kontrollin e rebelëve, pasi grupi humbi territorin e tij të fundit në Siri në vitin 2019.
Fushata e udhëhequr nga SHBA-ja, pas vrasjes së ish kreut të ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi, i cili e kishte shpallur veten "kalifi i të gjithë myslimanëve", ka vënë në shënjestër liderët e grupimeve për të cilët ka dyshime se kanë planifikuar sulme jashtë vendit.
Komandantët ushtarakë amerikanë thonë se ISIS mbetet një kërcënim i rëndësishëm brenda rajonit, megjithatë, megjithëse aftësia për të rivendosur rrjetin e tij është dobësuar.
Shteti Islamik kontrollonte një të tretën e Irakut dhe Sirisë në kulmin e tij në vitin 2014.
Shtetet Bashkuara thonë se do të vazhdojnë operacionet në bashkëpunim me forcat partnere në Irak dhe Siri kundër organizatës terroriste të njohur, për ta shkatërruar tërësisht atë.
