OKB dënon sulmin ajror në Sudan ku humbën jetën 22 persona

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi sulmin ajror që thuhet se vrau të paktën 22 njerëz në Sudan të shtunën. 

Sipas një deklarate të lëshuar më herët mësohet se 22 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm ajror nga ushtria e Sudanit në qytetin perëndimor Omdurman. 

"Ai është gjithashtu i shqetësuar për raportet për ripërtëritjen e luftimeve në shtetet e Kordofanit të Veriut, Kordofanit Jugor dhe të Nilit të Kaltër. ​​Ekziston një shpërfillje e plotë për ligjin humanitar dhe të të drejtave të njeriut që është i rrezikshëm dhe shqetësues," shtoi ai. 

Lajmi u bë i ditur më vonë nga ministria shtetërore e shëndetësisë në Khartoum, ndërsa lufta midis fraksioneve ushtarake të vendit hyri në javën e saj të 12-të. 

Sekretari i Përgjithshëm është shprehur i shqetësuar nga raportet për dhunë në shkallë të gjerë dhe viktima në rajonin Darfur të Sudanit.