Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt Traumës

Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Gramsh.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi, 15 vjeç. 

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.