Tragjedi edhe në itali, mbyten babë e bir, 60-vjeçari u fut të shpëtonte djalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2023, 21:01
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Piacenza të Italisë, ku babë e bir 60 dhe 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka u mbytën në lumin Trebbia.
Ata po kalonin kohë me familjen buzë lumit, në zonën e Perinos, ndërsa në një moment djali u zhyt në ujë, por nuk arriti të dilte dhe babai u hodh për ta kërkuar.
Sipas mediave vendase, fatkeqësisht të dy u mbytën dhe trupat u gjetën nga polumbarët të cilët ndërhynë së bashku me karabinierët.
Një muaj më parë , një djalë 19-vjeçar vdiq në ujërat e lumit Secchia në Modena pasi u zhyt teksa shoku i tij po e filmonte me smartfonin e tij.Trupi i tij u gjet pas pesë ditësh kërkime të pandërprera.
