Larje hesapesh në Itali, plagoset me armë zjarri 42-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2023, 20:32
Plagoset me armë zjarri 42-vjeçari shqiptar në Itali.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Aleksandria në Itali.
Sipas mediave italiane shqiptari është qëlluar me dy plumba, dhe njëri prej të cilëve e ka kapur në fytyrë.
Por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për këtë mund të jetë bërë një larje hesapesh me personave apo grupeve rivale.