“A e njihni?” Gafa e Ramës, u përmend Oso Kukën malazezëve, i cili luftoi dhe u rrethua deri në vdekje nga ata  

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë ditën e sotme gjatë konferencës së tij bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ai në konferencë duke folur për kryeministrin Kurti dhe situatën në veri të Kosovës ka përmendur Oso Kokën, duke i pyetur nëse njihnin.

“E njihni Oso Kukën ju në Mal të Zi? Apo jo? Nuk mund të jetojmë me Oso Kukën kur jemi në kohën e inteligjencës artificiale.” – tha Rama në konferencë.

Por harron se Oso Kuka u rrethua nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë.