"Kodra e Trimave" Berisha: Ku është një nga shkaqet që Fredi Beleri po mbahet si i burgosur politik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2023, 13:53
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim publik për çështje pronash, ku tregon një nga arsyet sipas tij që po mbahet në burg kryetari i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Në një mesazh në Facebook, Berisha ka publikuar një video ku thekson se ‘Kodra e Trimave’ në Himarë është një nga shkaqet që Beleri mbahet si i burgosur politik.
“Kodra e Trimave” në Himarë një nga shkaqet pse Beleri mbahet i burgosur politik.”, thuhet në denoncimin e Berishës.
