“Nisma që prodhoi vetëm debate” Jorida Tabaku: Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me përfundimin e misionit të Ballkanit të Hapur, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama.
Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku theksoi se për shkak të kësaj nisme u humb kohë për projektet që vinin nga procesi i Berlinit.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cilësoi “Ballkanin e Hapur” si një nismë që nuk solli asgjë më shumë se debatet. Me anë të një video në rrjetin social “Facebook”, Tabaku nuk i kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Rama.
“Ballkani i Hapur, ashtu siç u hap, u mbyll po në Tiranë. Duke prodhuar në fund të ditës vetëm; Debat; Polemika; Kundërshti. Edhe përpjekje diplomatike, energji dhe konsum Për ta mbrojtur atë. Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook Asnjë ndryshim real . As në jetën e biznesit. As të qytetarëve. As nxitje tregtie në rajon. Por as afri më shumë mes vendeve tona. Kush duhet të kishte qenë zgjidhja?”
Deputetja demokrate, theksoi se për shkak të kësaj nisme private u humb kohë për projektet që vinin nga procesi i Berlinit.
“Kjo është e ardhmja për rajonin. Ecja drejt procesit të integrimit, me hapa të qartë dhe të sigurtë me rezultate konkrete. Duke afruar tregun tonë, diplomat, universitetet edhe duke përfituar nga fondet. Besoj që procesi i Berlinit është platforma e duhur.”
Nisma “Ballkani i Hapur” ku morën pjesë Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia u kundërshtua nga opozita që prej fillimeve të saj.
Nga ana tjetër dhe vetë Kryeministri Rama gjatë turit ballkanik u shpreh se “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin e tij.
