Pse s’ka pasur qëndrim Shqipëria për bandat në veri? Rama: S’kam hapur parti politike në Kosovë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën për marrëdhënien e tij me kryeministrin Albin Kurti, për gjendjen e Kosovës dhe për tensionet në veri.
Ai u pyet nga gazetarët në studio se përse Shqipëria nuk mbajti një anë në kohën kur shpërthyen tensionet në veri. Rama tha se nuk ka parti politike në Kosovë që të reagojë.
Pyetje: Pse nuk ka mbajtur Shqipëria qëndrim për bandat në veri?
Rama: Shqipëria nuk është një parti politike në Kosovë. Unë s’kam parti politike të regjistruar në Kosovë, madje kur Albini erdhi në Shqipëri për të garuar me një parti në siglën e tij kundër partisë sime, e kam pritur për drekë. Tani ç’lidhje ka kjo Shqipëria nuk ka mbështetur qëndrimin e Kosovës për bandat, ne jemi një shtet, shtet tjetër. Ky është interpretim i shtrembër i një realiteti që nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.
