Kurti kalon para eskortës së Edi Ramës, nuk ndodh takimi i dy kryeministrave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas takimit më ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abott është larguar nga ndërtesa e Qeverisë.

Ndërsa, pak metra larg është duke u zhvilluar takimi i presidentes Osmani me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në orën 16:00 ka filluar takimi i presidentes Osmani me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Vetëm pak metra larg këtij takimi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po zhvillon një takim zyrtar.

Kurti është në takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abott.

Kurti i kishte vënë kusht Edi Ramës për takim me të vetëm në rast se do mbahej mbledhja mes dy qeverive.

Pas pak, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca.