Rama mbërrin në Kosovë, pritet nga presidentja Vjosa Osmani, akoma asnjë përgjigje nga Kurti
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik, ndërda aty është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Ndërkohë, një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë.
Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit.
Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut.
