Pas Vjosa Osmanit, Rama takohet me kryeparlamentarin Konjufca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2023, 18:53
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur edhe nga kryeparlametari Glauk Konjufca.
Nga ky takim që ka filluar nga ora 18:00, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Vizita e Ramës në Kosovë është përcjellë me shumë diskutime, pasi kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin me homologun nga Shqipëria.
