Balliu: Qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me trajtimin mediatik në Shqipëri për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Balliu u shpreh se “të gjitha mediat e Ramës” janë shprehur kundër Kosovës dhe pro Vuçiçit, ndërsa shtoi se këto media pranë kryeministrit “nuk kanë shkruar asnjë gërmë për krimet e Serbisë apo rrezikun serb”.

Sipas tij është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon. Te gjitha mediat e Edi Ramës kundër Kosovës pro Vuçiçit

Asnjë gërmë e shkruar apo e artikuluar për krimet e Serbisë në mediat e Ramës,asnjë gërmë për rrezikun Serb asnjë gërmë për rrezikun Rus,asnjë gërmë për kërcënimet me gjak,e asnjë gërmë për ministrin e Millosheviçit.

Vetëm sulme ndaj Kosovës,sulme ndaj demokracisë,sulme ndaj Shqipërisë,sulm ndaj kombit dhe cdo shqipëtari.

Tanimë është e qartë se qeveria Rama është përfaqësuese direkte e interesave të Beogradit në rajon.
Si rjedhoje beteja kundër tij nuk është thjeshte politike, por është nje beteje jetike për të mbrojtur Shqipërine dhe interesat tona kombëtare.