Shtohet dëmi ekonomik, ulen paditë, KLSH: 200 miliardë lekë është dëmi në buxhet për vitin 2022

Shifra e të ardhurave të munguara dhe dëmit ekonomik shkaktuar buxhetit të shteti shkaktuan debate gjatë raportimit vjetor të kontrollit të lartë të shteti në komisionin e ekonomisë.

Shifra vinte në rritje nga një vit më parë, pro kallëzimet penale për zyrtarët ishin me rënie 77%. Kjo solli edhe pikëpyetjet më të mëdha nga deputetët.

200 miliard lekë është dëmi ekonomik në buxhetin e shtetin për vitin që lame pas.

aShifra është konfirmuar nga drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në raportim para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë.

Pavarësisht gjetjeve, ajo që shkaktoi pikëpyetje tek ky raportim, ishte numri i ulët i padive penale për shkeljet e zbuluara…

Gjatë raportimit kryetari i KLSH Arben Shehu shtoi se në auditim kanë marrë 177 institucione qendrore si ministri edhe shoqëri aksionere që kanë konstatuar shkelje të shumta që kanë sjellë dëmin ekonomik, dhe ndikime negative në administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Shtohet dëmi ekonomik, ulen paditë, KLSH: 200 miliardë lekë