Sergino Dest largohet nga Milani pas një viti huazim nga Barcelona

Mbrojtësi i djathtë amerikano-verior Sergino Dest, largohet nga Milani pas një viti huazim nga Barcelona.

23-vjeçari vihet kështu në dispozicion të Xavi Hernandezit për sezonin 2023/24, teksa i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me spanjollët.

I blerë nga katalanasit nga Ajaxi i Amsterdamit në tetor 2020 për 21 milionë euro, në sezonin e fundit u aktivizua vetëm në 14 ndeshje nga Stefano Pioli, duke mos e bundur thuajse në asnjë moment trajnerin e kuqezinjve për t’i dhënë mundësinë e qëndrimit në Milano.

Milani zyrtarizoi të shtunën në një publikim të shpërndarë në faqen e klubit në rrjetin social Twitter, largimin e lojtarit, në fund të huazimit, duke i uruar fat dhe duke e falënderuar për shërbimet e tij.

Talentine  tij Sergino Dest pati mundësinë ta tregonte duek fituar Ligën e Kombeve CONCACAF, në Las Vegas, duek treguar se është një element i çmuar për amerikanët.

Xavi pritet që t’i jape më tepër mundësi 23-vjeçarit dhe faza përgatitore do të vendosë nëse mbrojtësi do të mbetet tek Barcelona, apo do të emigrojë serish.

Sergino Dest largohet nga Milani pas një viti huazim nga Barcelona