Futbollisti i Romës kërkohet në Arabinë Saudite, agjenti: Të shohim!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2023, 07:00
E ardhmja e Leonardo Spinnazola është në dyshim. Mbrojtësi i Romës po tundohet nga një kalim i mundshëm në Arabinë Saudite te Al Ahli. Për këtë temë ka folur agjenti i tij, Davide Lippi.
“Siç e dini të gjithë, merkato është e hapur. Futbollisti ka një kontratë një vjeçare dhe nuk ka kërkuar të largohet nga Roma, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse vijnë oferta, do t’i vlerësojmë së bashku me Romën, por nuk ka një urgjencë të tillë” – tha agjenti.