“Në Kuvend ka kriminelë më të rrezikshëm se te 313-ta”, Berisha: Sot shqiptarët nuk marrin më drejtësi, janë mbi 130 mijë dosje që presin…

Edhe jashtë sallës së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha vijoi me akuzat ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë.

Berisha tha për gazetarët se shqiptarët nuk marrë më drejtësi dhe se janë mbi 130 mijë dosje që presin.

Berisha: Të gjitha institucionet e drejtësisë të këtij sistemi që shënon dështimin më të madh, që nuk u ofron më drejtësi shqiptarëve, që për shkak të gjahut të shtrigave, jo u përgjysmua por u shkatërrura.

Sot aty ku më parë ishin 75 gjykatës, janë 17. Sot dosjet janë mbi 130 mijë që presin. Sot shqiptarët nuk marrin më drejtësi.

Aty janë kriminel të rrezikshëm në parlament, disa prej tyre më të rrezikshem se në burgun 313. Janë me dosje të rënda.

Sot është ditë e qytetarëve të parlamenti. Sot deputetet duhet të shprehen për problemet e qytetareve.

Këto janë kate të turpshme, të shëmtuara.