“Turp, turp, turp”, Berisha me tone të forta në Kuvend, i kthehet Felajt: E ke kthyer prokurorinë në strofull familjare
Emërimet e familjarëve të nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj në prokurori ishin temë debatesh të forta në Kuvend, ndërsa raportuan drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Sali Berisha e akuzoi Felajn se ka shndërruar organin e akuzës në Strofull të familjes. Deputetja socialiste i kujtoi sanksionet e SHBA.
Sali Berisha i cilësoi formalitetet raportet e 5 institucioneve të pavarura të drejtësisë në Kuvend, për sa kohë sic tha në parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se në burgjet e Sigurisë së Lartë.
"Në Parlament janë kriminelë të rrezikshëm, se sa në burgun 313, njerëz të njohur, me dosje të rëndë. Po bëhet gjithçka për një formalitet, debat pa vlerë në Parlament. Sot, është ditë e qytetarëve në Parlament," tha ai.
Jashtë dhe brenda sallës së Kuvendit vuri në fokus të akuzave nënkryetaren Ermonela Felaj
"E shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp! Turp! Turp!" tha ai.
Akuzat e ish kryeministrit nxitën reagimin e ligjvënëses socialiste .
"Duhet të largoheshit ju dhe familja juaj nga ky vend që jeni shpallur nongrata për korrupsion masiv. Ndërsa unë jam krenare për veten dhe familjen time se i kam shërbyer këtij shteti dhe në biografinë tonë nuk gjen asgjë të zezë. Kurse ti je krejt i zi," tha ajo.
Në debat me deputeten socialiste për familjarët e saj në sistemin e drejtësisë u përfshinë edhe deputetë të tjerë të opozitës.
"Nuk jemi plepista, nuk jemi nga lista e Sali Berishës," tha ajo.
Më herët në mbledhjen me deputetet që e mbështesin, ish kryeministri Berisha akuzoi maxhorancën për bllokimin e nismave ligjore mes të cilave dhe një rezolutë për genocin serb në Kosovë.
Rëndësia e vizitës së ish presidentit të SHBA, Bill Klinton në Tiranë ishte tema e vetme për të cilën palët politike nuk patën debate.
