Fundi i Ballkanit të Hapur, Vasili: U pështy vullneti i "300 mijë të anketuarve", ku shkuan paratë e taksave për Këshillimin Kombëtar
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, pasi kryeministri Rama bëri të ditur se Ballkani i Hapur nuk ekzistonte më si nismë, ka deklaruar sot se përfundimi i tij do të prekë dhe qindra fermerë e tregtarë.
"Rama pështyn Keshillimin Kombetar per Ballkanin e Hapur dhe 59% e tij!
Se çfare Kryeministri per turp ka Shqiperia e kupton me Ballkanin e Hapur te Rames, te cilin ai deklaron vete se ka mbaruar si nisme.
Por qe ta justifikonte Ballkanin e Hapur, karagjozi Rama na tregoi se 59% e shqiptareve, qe kishin mbushur Formularin e Keshillimit Kombetar na ishin pergjigjur pro Tij.
Pra Pyetjes Nr.12 te Formularit i ishin pergjigjur pro 59%, ose 303 018 njerez.
Rama thoshte ne ate kohe per kete perqindje:
“59% është mbështetje shumë e fortë. Për Ballkanin e Hapur shkoni pyesni fermerët shqiptarë që prej vitesh kanë marrëdhënie në tregun në Ballkan dhe Serbi.
Nuk e kuptoj çfarë është ky insistim për një aktivitet që ne të mos bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të lehtësohet. Këtë mund ta pjellë vetëm pjesa e mendjes së mbrapshtë”, tha Rama.
Rama e la Ballkanin e Hapur, po ky Keshillimi Kombetar ku perfundoi
Po medemek vullneti i gjoja 300 mije te anketuarve si peshty nga Rama
Po parate e Taksave qe u paguan per Keshillimin Kombetar ku perfunduan
Perfundimisht kemi nje kryeminister per faqe te zeze, nje demagog te lodhur dhe demode, nje model te shemtuar te mafias injorante ne pushtet."
