"Hajdut! Kë filmon ti" Maliqi publikon videon nga tensionet brenda KQZ: Tensioni provokativ i sekretarit të përgjithshëm që në nisje të seancës

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Kuçovën, Lefter Maliqi ka publikuar një video në të cilën shihet në sallën e KQZ ndërsa denoncon se ndaj tij u provokua nga Sekretari i Përgjithshëm i KQZ në nisje të seancës për shkak të provave për krimin elektoral.

Tensioni provokativ i Sekretarit të Pergjithshëm të KQZ, Ylli Merkaj, ndaj meje, në nisje të seancëa gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, ndaj provave e fakteve që kisha parashtruar për të mbështetur manipulimin e votave që shpallen fitues të garës së Kuçovës, Hajdarin pengun e Oligarkut Salillari,ishte pjesë vijuese e krimit elektoral. Si në të gjithë vendin edhe në Kuçovë dita e dhënies së vendimit politik të Kolegjit Zgjedhor nxorri hapur faktin që zyrtaret e sojit Ylli Merkaj, të cilët drejtuan procesin e votimit, të ankimimit dhe gjykimit, jo vetem duhet ti demaskojmë por në rastin më të parë duhet t’u tregojm vendin.

Pasi kjo racë e padenjë për të rikthyer drejtesinë dhe votën e lirë, të meritueshme, aq shumë të dëshiruar e mezipritur, ka marrë peng procesin demokratik të ushtrimit dhe mbrojtjes së votës së lirë, të fshehtë dhe të barabartë. Qytetarët në solidaritet me forcat opozitare duhet ti shpallin "non grata", individët e sojit Ylli Merkaj, këta armiq të votës së lirë, shërbëtor të kapur dhe përdorur politikisht, që janë në shkelje flagrante e kundër ligjit elektoral, kundër ligjit të dekriminalizimit dhe kodit zgjedhor. Sado të përpiqen sojë-zezët e demokracisë kurrë nuk do të arrijnë ta ndalin fitoren e saj. Yllrat janë të përkohëshëm, demokracia, drejtësia e vota lirë të perherëshme!Ska kthim pas,rrotacioni politik do ndodh,vota e lire,demokracia dhe drejtesia e pavarur do kthehet," shkruan ai.