Stoku i depozitave bankare arriti shifrën e 1.25 trilionë lekëve në maj
Stoku i depozitave bankare në total, që kanë individët, institucionet shtetërore dhe institucionet e tjera jopublike arriti në 1.25 trilionë lekë në fund të muajit maj, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Me bazë vjetore (maj 2023/maj 2022), kursimet në lekë janë rritur vetëm me 0.76 %, ose vetëm 4 miliardë lekë (rreth 37 milionë euro) më shumë.
Sipas BSH-së, depozitat në euro kanë vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme, duke u zgjeruar me 18 %, ose rreth 1 miliard euro më shumë.
Depozitat në valutë ishin 711 miliardë lekë në fund të majit, pothuajse në të njëjtin nivel të një viti më parë, duke përbërë 56.7 % të totalit.
Banka e Shqipërisë, thekson se, stoku i depozitave në euro në fund të muajit maj arriti në 6.6 miliardë lekë, duke u rritur me 1.7 %, apo 108 milionë euro më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm.
Zgjerimi ka ardhur nga të gjithë llojet e depozituesve, por më i fortë ka qenë për individët.


