Rama: Gjiri i Vlorës do të "pushtohet" nga varkat me vela nga Brindizi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Qershor 2023, 17:34
Për katër ditë rresht, prej 6 korrikut, Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela, të cilat do të nisen nga Brindizi.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau dhe pamje nga kjo ngjarje sportive. Rama u shpreh se, kjo ngjarje sportive këtë verë mbush 12 edicione.
“Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione, që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje të veçantë, si ajo e varkave me vela, mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”, theksoi Rama.

