Pikiata e euros, Xhepa: Shumë segmente të ekonomisë janë goditur rëndë. E vetmja që fiton nga kjo është qeveria

Monedha evropiane Euro vijon të ketë luhatje të forta, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.

Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, rënia e fortë e euros lidhet me disa faktorë.

Pikiata e euros, Xhepa: Shumë segmente të ekonomisë janë

“Nuk ka ndodhur asgjë në tregun ekonomik që të ketë këtë luhatje të fortë dhe kjo do të thotë që përveç faktorëve normalë që njihen siç janë fluksi i hyrjes së monedhave të huaja nga jashtë, por ka dhe faktorë të jashtëm negativë .

Rënia drastike e euros është bërë tashmë një fenomen shqetësues, sidomos tek ato biznese që aktivitetet e tyre i kanë drejtuar teg tregjet e jashtme ku përdoret euroja.

Shumë segmente të ekonomisë së vendit janë goditur nga ky ndryshim dhe situate vijon prej muajsh.

E sigurtë që përfituesja kryesore është qeveria, e cila me këtë kurs redukton nivelin e borxhit dhe interesave që ajo paguan për këtë borxh”, u shpreh ndër të tjera eksperti i Ekonomisë, Selami Xhepa.