Motori del nga rruga në Korçë, drejtuesi në gjendje të rëndë

Drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin e si pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë ai ka marrë lëndime të rënda dhe po transportohet drejt spitalit të Korçës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksident i 4 i ndodhur ditën e sotme në vend. Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në mesnatë në aksin rrugor Zejmen-Tale. Në vendin e quajtur “Ura e Prekanit” 19 vjeçari G. N., duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me automjetin e drejtuar nga 53-vjeçari F. Ll. dhe pasagjer 79-vjeçari N.Ll, ku ndërroi jetë ky i fundit.

Në mëngjes, një aksident i rëndë ndodhi në aksin Korçë-Pogradec, afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq. Një mjet humbi kontrollin duke përfunduar ne një arrë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi B. C. 42 vjeç.

Në Gurakuq të Librazhdit, u plagosën gjashtë persona, mes tyre tre të mitur.i I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.