Ukraina bën progres në rajonet Zaporizhzhia, mediat: Arrestohet gjenerali rus Surovikin që mbështeti kryengritjen e Prigozhin

12 të vrarë në sulmin në Kramatorsk, 60 të plagosur eshtë bilanci i viktimave nga sulmi me raketa ruse ne nje restorant në ukrainë. Ndërkohë Kiev mengjesin e së enjtes ka shënuar progres në rajonet Zaporizhzhia dhe Donetsk. Po ashtu Putin arreston gjenerali rus, pasi ishte ne dieni të planeve për rebelim te kreut te grupit te Vagner, Prigozhin fundjaven e kaluar.

Ukraina po avancon drejt zonave të pushtura nga Rusia. Raportohet se mengjesin e së enjtes ka shënuar progres në rajonet Zaporizhzhia dhe Donetsk. Përparimin e forcave Ukrainase në jug dhe në lindje të vendit e konfirmon Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Anna Malyar.

“Forcat ukrainase po bëjnë përparim në jug dhe lindje të vendit, ata përparuan 1.3 km në drejtim të Berdyansk Zaporizhzhia, 1.2 km në drejtim të Klishchiivka Donetsk dhe 1.5 km në drejtim të Kurdyumivka Donetsk”, thuhet në deklaratën e saj.

Ndërkohë referuar sulmve të orëve të fundit, raportohet se ka shkuar në 12 numri i I viktimave nga predhat ruse që shkatërruan restorantin dhe disa ndërtesa në qytetin ukrainas të Kramatorsk.

Lidhur me situatën në ukrainë kreu i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Matteo Maria Zuppi, ka shkuar në Moskë për të diskutuar mbi dialogun mes dy shteteve dhe t’i japin fund konfliktit. Matteo Zuppi u takua me Patriarkun Ortodoks Kirill në Moskë për të diksutuar edhe per cështja e refugjatëve, përfshirë të miturit.

Ndër të tjera mediat në Rusi shkruajnë se gjenerali rus Sergei Surovikin është arrestuar me urdhër të lideri Vladimir putin.

"Situata me të nuk ishte në rregull. Për autoritetet. Nuk mund të them më shumë", tha një nga burimet për Moscow Times. "Me sa duket, (Surovikin) zgjodhi anën e Prigozhinit gjatë kryengritjes", tha burimi i dytë i cituar nga gazeta e Moskës në gjuhën angleze, e cila thekson se gjenerali nuk është parë që nga e shtuna, ditën e revoltës së drejtursit të mercenarëve të Wagnerit.

Ndërkohë Sipas Neë York Times, Surovikin ishte në dijeni të "planeve për rebelim" të milicisë.