Britania e Madhe sanksionon Rusinë edhe në fushën e jurisprudencës
Britania e Madhe vendosi sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë si dhe njoftoi një ndalim për individët dhe bizneset e lidhura me Kremlinin.
Ministria e Drejtësisë tha se një ligj i ri do të prezantohet së shpejti ku do të ndalojë avokatët britanikë të këshillojnë kompanitë ruse për disa marrëveshje biznesi, një veprim i krijuar për të parandaluar makinerinë e luftës të Moskës në Ukrainë.
Zyrtarët thanë se sanksionet mund të ndikojnë në aftësinë e Rusisë për të marrë këshilla ligjore për gjithçka, nga marrëveshjet tregtare midis kompanive globale deri te huadhëniet ndërkombëtare.
Rusia është shumë e varur nga vendet perëndimore për këshilla ligjore, sipas Ministrisë së Drejtësisë, me Britaninë e Madhe që më parë ”eksportonte” 56 milion sterlina shërbime ligjore për bizneset ruse çdo vit.
Sekretari i Drejtësisë, Alex Chalk tha se sanksioni do të “izolonte më tej Moskën në skenën botërore”.
