Kushi: Bashkëpunim i ngushtë me Bavarinë në fushën e arsimit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në një takim përfaqësues të komisionit parlamentar të Edukimit të Bavarisë dhe ambasadorin gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.
Kushi u ndal te bashkëpunimi i ngushtë midis Shqipërisë dhe Bavarisë në fushën e arsimit.
“Ndamë së bashku mendime dhe përvoja në lidhje me mekanizmat për rritjen e cilësisë dhe forcimin e këtij bashkëpunimi në disa drejtime si shkëmbimi i mësuesve, praktikave më të mira, ekspertëve e studiuesve kërkimorë shkencorë, si dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve”, u shpreh ajo.
Kushi informoi mbi ndryshimet e fundit që janë ndërmarrë në kuadër të ligjit “Për arsimin parauniversitar”.
Ajo u ndal te fokusi i veçantë që ka për nxënësit me aftësi ndryshe, minoritetet, nxënësit e talentuar, përfshirjen në sport, si dhe hapat në lidhje me digjitalizimin.
