Festa e Kurban Bajramit, Meta: Mirësi e begati në familjet tuaja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka uruar shqiptarëve festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postim në rrjetet sociale, Meta uron shqiptarëve mirësi dhe begati në familje.

“Gëzuar Kurban Bajramin! Ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit! Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vemë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.”, uron Meta

“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”,- citon Meta nga Kurani.

“Zoti ua pranoftë adhurimin dhe lutjet!”,- përfundon urimin e tij Meta.