Rama, në darkën zyrtare të organizuar nga kryeministri i Holandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 21:35
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në darkën zyrtare të organizuar nga kryeministri holandez, Mark Rutte, në vigjilje të Samitit të Vilniusit që do të zhvillohet më 11-12 korrik.
Të pranishëm në darkën zyrtare që mbahet në Holandë ishin Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe disa kryetarë shtetesh e qeverish nga vende anëtare të NATO-s.
Të pranishëm në këtë darkë ishin kryeministrat e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë, si dhe presidentët e Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.
