Aksidentoi me motor 10 vjeçaren në Vlorë, arrestohet 22-vjeçari

Një i ri është arrestuar në Vlorë, pasi një ditë më parë ka përplasur me motor një 10-vjeçare, e cila për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.