Ja pse studentët e Mjekësisë janë kundër draftit të qeverisë
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 27 Qershor 2023, 19:52
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai treguan arsyet se përse ata kundërshtojnë draftin e qeverisë për të lidhur kontratë pune në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Ata u shprehën se janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre pas studimeve brenda apo jashtë vendit për të vazhduar karrierën e tyre dhe kërkojnë që të mos ju imponohet me detyrim punësimi.

